HomeSociale

Hapja e negociatave, KASH: Klasa politike të gjejë konsensusin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur sot vendimin e BE-së për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Sipas tyre ky vendim pozitiv është rikonfirmim i perspektivës së qartë europiane të Shqipërisë dhe mbështetjes financiare për tejkalimin e gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID – 19.

Gjithashtu, KASH i bën thirrje klasës politike shqiptare që mbi bazën e këtij vendimi inkurajues të ndërtojë pa vonesë konsensusin e plotë rreth një platforme të përbashkët kombëtare për antarësimin në BE.

DEKLARATA E PLOTE

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet ngrohtësisht vendimin politik të datës 24 Mars 2020 të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për çeljen e negociatave të antarësimit ndërmjet saj dhe Shqipërisë.

Ky vendim pozitiv është rikonfirmim i perspektivës së qartë europiane të Shqipërisë dhe mbështetjes financiare për tejkalimin e gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID – 19 : po ashtu ai është shprehje kuptimplotë e marrëdhënieve të pazgjidhshmërisht të ngushta BE – Shqipëri.

Me këtë rast, KASH i shpreh falenderimet më të mira të gjitha vendeve antare të BE-së, si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian, për këtë përkrahje dhe solidaritet solid me popullin shqiptar, në këto kohë sfiduese për gjithë njerëzimin.

Me përgëzimet më të mira për këtë arritje, KASH i bën thirje klasës politike shqiptare që mbi bazën e këtij vendimi inkurajues të ndërtojë pa vonesë konsensusin e plotë rreth një platforme të përbashkët kombëtare për antarësimin në BE.

Gjithashtu, KASH fton të gjithë aktorët dhe faktorët vendas, politikë dhe jopolitikë të nxisin dhe bashkëpunojnë për hartimin e një axhende të shpejtë, tërësore, gjithë përfshirës dhe konkrete për zbatimin sa më parë të të gjitha kushteve, me qëllim që të mundësohet nisja sa më e shpejtë e negociimit të kapitujve përkatës.


TË NGJASHME