HomePolitikë

Hapja e negociatave, sot jepet vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE, pritet që të japin ditën e sotme vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg.

Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj është shprehur se pret një përgjigje pozitive për të dy vendet. Ai përjashton kategorisht mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke theksuar se kjo e fundit ka përmbushur të gjitha kushtet.

Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini ditën e djeshme bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.


TË NGJASHME