HomePolitikë

Haradinaj bën deklaratën e fortë: Rama ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës

Haradinaj foli në Open në Top Channel për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës- tha Haradinaj.

Po ju insitoni që ai ka qenë pro ndarjes sepse Rama nuk ka një qëndrim konkret- e pyeti Eni Vasili.

Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emission që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent.

Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm- tha Haradinaj.


TË NGJASHME