HomePolitikë

Haradinaj: Dialogu me Serbinë nuk duhet të lidhet me taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjesQeverisë, tha se ideja e ndërrimit të kufijve në Ballkan është plan rus, duke bërë të ditur se Kushtetuta e Kosovës e sqaron qartë çështjen e territoreve.

Për vazhdimin e dialogut me Serbinë, Haradinaj theksoi se nuk duhet të lidhet me taksën pasi, sipas tij, janë krejtësisht çështje të ndryshme.

Kreu i ekzekutivit, komentoi edhe deklaratën e Presidentit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se  Haradinaj është i rrezikshëm për Kosovën, pasi po i injoron këshillat e partnerëve ndërkombëtarë për heqjen e taksës.

Megjithatë, Haradinaj është i vendosur për vënien e taksës për mallrat serbe dhe boshnjake, deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Ndërkaq, për mos pranimin në organizatën e Iterpol-it, kryeministri deklaroi se Kosova do të kandidoi përsëri.


TË NGJASHME