HomePolitikë

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Dialogu doli nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa

Pas kërkesës për të disatën herë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila në takimin e fundit në Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, ka ardhur dhe reagimi i kreut të qeverisë kosovare.

Haradinaj në një postim në twitter shkruan se Mogherini të mos e ndërlidhë vendosjen e taksës ndaj Serbisë me ndërprerjen e dialogut mes dy shteteve. Ai shkruan se në fakt, dialogu me Serbinë ‘doli nga binarët’ shumë kohë para se të vendosej taksa.

“Dialogu kishte dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit për shkëmbim territoresh dhe dështimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogut mund dhe duhet të rikthehet pa u ndërlidhur me tarifën,”- shkroi kryeministri në twitter.


TË NGJASHME