HomePolitikë

Haradinaj i përgjigjet Ramës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj menjëherë akuzave të kryeministrit Rama, duke theksuar se është i frustruar ndaj tij për shkak se prishi planet për Serbinë e madhe. Ai thotë se Rama po zbaton këshillat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas vizitës në Moskë

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.”

Reagimi i plotë i Haradinajt:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME