HomePolitikë

Haradinaj: Kosova, një hap larg liberalizimit të vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Kosova është në fazën finaleliberalizimit të vizave.

Sipas tij, Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj dhe ka avancuargarantimin e sigurisë së kapitalit të tyre.

 “Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim dhe jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave. Zhvillimi ekonomik, si fokus qeveritar për vitin 2019, është i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit dhe ndjekjen e veprave penale që pengojnë këtë zhvillim. Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj dhe ka avancuar në garantimin e sigurisë së kapitalit të tyre. Kemi forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Haradinaj.


TË NGJASHME