HomeLajmi i Fundit

Haradinaj: Mu lutën të vaksinohesha në Shqipëri, nuk pranova, ja arsyeja…

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, ka zbuluar se gjtë vizitës së tij në Shqipëri i kanë ofruar që të bëjë vaksinën antiCOVID, por ai nuk ka pranuar.

Arsyeja pse ai ka refuzar ishte e tillë, pasi Haradinaj po priste vaksinimin e 2/3-s së popullit kosovar pastaj do të vaksinohej dhe ai.

Sipas tij, zgjidhje nuk është improvizimi me çështjen e vaksinimit.

”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.


TË NGJASHME