HomeRajon

Haradinaj: Nuk kemi më rrezik nga ndarja e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar një sukses të Samitit të Berlinit kalimin e procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës nga përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, në përgjegjësi të kacelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë menduar se duke ndarë Kosovën arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, e kanë parë se ai projekt është përmbyllur.

“Pra, procesi i dialogut është larguar prej një adrese, e cila ka mundur me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe… Është shumë me rëndësi që kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, marrja e dialogut prej zonjës Mogherini tek kancelarja Merkel, që ka qëndrim të qartë e të vazhdueshëm kundër lëvizjes me kufij, tani mendoj se mundemi me qenë më të qetë. Duhet të jemi më vigjilent sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu, por nuk kemi më rrezik nga ndarja e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i qeverisë kosovare e bëri këtë koment pas homazheve në varrezat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.


TË NGJASHME