HomeRajon

Haradinaj: Nuk negocioj me një bastard si Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane ‘Der Spiegel’ ka komentuar edhe arsyet pse nuk do të dëshironte të ulej në një tryezë për paqe me presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, deklaratë të cilën gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të shkrimit, intervistë  kjo e botuar edhe javë më parë, por që është përsëritur nga gazeta gjermane.

Në intervistë, Haradinaj përshkruhet si një burrë shteti i rafinuar, i cili gëzon popullaritet në Kosovë.

“Po mos të ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta Republika më e re në Evropë nuk do të ekzistonte”, shkruan Der Spiegel.

Në këtë shkrim përmendet edhe nofka e Haradinaj, të cilën ai e mbante edhe gjatë luftës në Kosovë.

“Nën nofkën e ‘Smajl’, ai ka komanduar një pjesë të UÇK-së, që kulmoi me kryengritjen kundër forcave okupuese serbe në Kosovë. Sot ai është kreu i një vendi që kërkon vendin e tij në Evropë”, shkruhet në gazetë.

Ramush Haradinaj në luftën e Kosovës ka qenë komandant i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Dy vëllezërit e tij, Luani dhe Shkëlzeni u vranë në luftë e sipër për të çliruar Kosovën nga Serbia.


TË NGJASHME