HomeRajon

Haradinaj pro nismës së deputetëve për pezullimin e lojërave të fatit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se përkrah propozim-rezolutën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për pezullim të aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Në facebook Haradinaj ka shkruar se disa ditë më parë ka kërkuar inicim të procedurave të nevojshme që do të rezultonin me mbyllje dhe pezullim të aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Kujtojmë se kjo nismë vjen pas dy vrasjeve në kazino ditë e fundit në Kosovë, të ndodhura në Suharekë dhe Lipjan.

Statusi i plotë:
Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.


TË NGJASHME