HomePolitikë

Haradinaj: Qeveria e Kurtit po mundohet që të mashtrojë qytetarët

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me një postim në Facebook shprehet se duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e 50 milionëve për Bechtel Enka-n, qeveria e Albin Kurtit po mundohet që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin.

“Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin.”

“Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”, thotë Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma.

Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paldenicës me Autostradën Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME