HomePolitikë

Haradinaj sulmon ashpër Veselin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

I pranishëm në një takim me qytetarët në Klin, në fjalën e mbajtur para tyre, videon e të cilit e ka publikuar edhe në facebook, Haradinaj, ndërsa i referohet partisë së Veselit, thotë se ata janë “ të paguximshëm dhe servilë”.

“Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë. Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, ka thënë Haradinaj.

Veseli ka bërë të ditur se do të luftojë korrupsionin nëse do të zgjidhet kryeministër. Madje ai kishte marrë vendim që të largoheshin të gjithë ministrat dhe zv.ministrat nga radhët e PDK’së që kanë aktakuzë në kohën e qeverisë Haradinaj.


TË NGJASHME