Kosovë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Haradinaj takohet me Palmer

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në, transmeton Telegrafi.Tutje, ai ka thënë se rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.

Haradinaj ka pohuar se caktimi i Zëvendës ndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posaçëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA.

Ai ka bërë të ditur se në takim me Palmer, në New York, ka theksuar edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Related posts

Basha nga Durrësi: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, nesër do të rrëzojmë Ramën

Protesta e opozitës, Kryemadhi: Dënoj çdo lloj dhune

Klaudia gotanews

Horoskopi i datës 26 maj 2019

Mila
Na Kontaktoni!