HomePolitikë

Haradinaj-Thaçi, dy takime radhazi pas fërkimeve

Pas përplasjevedistancë të këtyre kohëve të fundit, Hashim Thaçi, përpara udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn. Ishte vet kryeministri kosovar, ai që e pohoi përmes një postimi në Facebook, se e kishte pritur në zyrë kreun e shtetit.

Mbrëmjen e një dite më parë, Thaçi kishte mbledhur në shtëpinë e tij Haradinajn, kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Shefi i ekzekutivit kosovar nuk sqaroi se për çfarë ka diskutuar me Thaçin në takimin kokë më kokë. Por, këto lëvizje vijnë në vazhdën e fërkimeve të vazhdueshme mes tyre, por edhe përplasjes që ka shkaktuar brenda vet krerëve të koalicionit qeverisës taksa e vendosur mbi produktet serbe, heqja e së cilës po kërkohet si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe nga Bashkimi Europian.

Pas një seance maratonë, ku u diskutua edhe buxheti i Kosovës, Parlamenti miratoi këtë fundjavë në parim projektlligjin që përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit të Kosovës, në procesin e dialogut me Serbinë.

Kundërshtime të ashpra patën dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë, propozimi mori shumicën e thjeshtë prej 61 votash, me ndihmën e një partie tjetër opozitare, PSD, kryetari i së cilës është Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i ekipit shtetëror.


TË NGJASHME