HomeShowbiz

Harrojini bukuroshet e Instagramit, kjo është gruaja më e pasur në planet!

Për të dytin vit radhazi në listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur të botës, si gruaja më e pasur e planetit është trashëgimtarja e kompanisë “L’Oréal”, Françoise Bettencourt Meyers nga Franca.

Me vlerë rreth 74.8 miliardë dollarë, Bettencourt Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke e bërë atë personin e katërmbëdhjetë më të pasur në botë.

Biznesmenia franceze 68-vjeçare është nënkryetare e bordit të L’Oréal, kompania më e madhe në botë e kozmetikës dhe bukurisë, të cilën gjyshi i saj kimist, Eugène Paul Louis Schueller, e themeloi në vitin 1909. Bettencourt Meyers u rendit për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në 2018, pasi nëna e saj, Liliane Bettencourt – në atë kohë gruaja më e pasur e planetit – vdíq në vitin 2017 në moshën 94 vjeçare.

Bettencourt Meyers dhe familja e saj zotërojnë rreth 33% të aksioneve të L’Oréal. Ajo ka qenë anëtare e bordit të kompanisë që nga viti 1997. Dy djemtë e saj, Jean-Victor Meyers dhe Nicolas Meyers, janë gjithashtu në bord. Si prodhuesi më i madh në botë produkteve të bukurisë, L’Oréal zotëron më shumë se 35 marka të kozmetikës, kujdesit të lëkurës dhe kujdesit personal. Kompanitë kryesore të portofolit të saj përfshijnë Maybelline, Garnier dhe NYX.

Kompania 100-vjeçare ka vazhduar të qëndrojë e freskët nëpërmjet teknologjisë dhe blerjeve. Kohët e fundit ka lançuar një kufje me qëllim që ndihmojë njerëzit të bëjnë zgjedhje të sakta aromash. Por më e rëndësishme se inkubatori i saj teknologjik, L’Oréal vazhdon të blejë marka indie dhe të krijojë aleanca strategjike për të qëndruar në krye të tendencave. Në vitin 2018, programi i saj Open Innovation mirëpriti Jecca, një markë grimi pa gjini e themeluar nga LGBTQ dhe avokatja transgjinore Jessica Blacker.

Kohët e fundit, në vitin 2021, bleu Youth To The People, një kompani e kujdesit të lëkurës në Kaliforni që përdor përzierje vegane dhe ekstrakte të superushqimeve. Sipas L’Oréal, marka Gen-Z, e ??cila ishte një vend në korridoret e bukurisë së Urban Outfitters, pritej të regjistronte më shumë se 50 milionë dollarë shitje në vitin 2021.

Por grupi i kompanive të L’Oréal gjeneroi më shumë se 35 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021 dhe kompania punëson 85,000 njerëz në mbarë botën. Bettencourt Meyers është gjithashtu presidente e fondacionit filantropik të familjes së saj, i cili përkrah rolin e Francës në përparimin e shkencave dhe arteve./ Burimi: Forbes | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME