HomeModa

Harrojini buzët e kuqe! Ja trendi i ri buzëkuqit

Harrojini buzët e kuqe! Ngjyra korale është opsioni i preferuar i yjeve, kombinuar me një penel të lehtë. Dhe për informacionin tuaj, Jameela Jamil është lyer vetë! Përveç trendeve të reja, artistet pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve Emmy na frymëzuan me modele flokësh dhe llojin më kryesor të grimit; atë natyralin!

Nëpërmjet përdorimit të nuancave që krijojnë kontrast ju mund ta zvogëloni madhësinë e hundës suaj dhe mund të bëni që mollëzat të duken më të holla, apo madje edhe ta largoni vëmendjen nga lëkura e lëshuar.

Përsa i përket flokëve, balluket e ndara dhe ondet që humbasin drejt fundit, janë modeli perfekt për dasmën e vjeshtës.

S’ka asgjë të keqe të kombinosh ngjyrën e flokëve me atë të buzëkuqit.

Grimi i fokusuar tek sytë, buzët natyrale dhe flokë të kapura më gjysmë!

Si mund të shkëlqesh në Hollywood? Me një grim dhe flokë të tillë!

Emilia Clarke provon dhe njëherë se një fytyrë e kuruar është grimi më i mirë! Siç mund ta shihni, buzëkuqi klasik duket se është zëvendësuar nga nuanca portokalli!

Për një grim më dramatik, frymëzohuni këtu!


TË NGJASHME