HomeShowbiz

Harroni Edin e “Për’Puthen”/ Nuk keni parë akoma babain e tij muskuloz (Foto+Video)

Eduard Kuçi është konkurrenti pjesëmarrës në emisionin e dashurisë, “Për’Puthen 3”. Edi është 23-vjeçari që ka lindur dhe banon në Zvicër. Ai punon në biznesin e tij familjar, ndërsa në “Për’Puthen” ka hyrë me një qëllim “dëshiron një grua të fortë siç është vetë”.

Ai ka tërhequr vëmendjen e vajzave konkurrente por edhe të vajzave jashtë emisionit prej fizikut të tij, një trup i palestruar dhe tepër simpatik. Edi poston herë pas here foto apo video në rrjetet e tij sociale të familjarëve të tij. Mos harrojmë edhe faktin që Edi është bërë me një vëlla të vogël para disa ditësh.

Konkurrenti së fundmi u ka prezantuar ndjekësve babanë e tij, që duhet thënë që duket edhe më muskuloz se i biri. Ai quhet Arsim Kuçi dhe siç shihet nga rrjetet e tij sociale ai ushtrohet në palestër dhe si mund të ndodhte ndryshe, Edi ka trashëguar pamjen prej babait të tij.


TË NGJASHME