HomeSport

Harry Kane jashtë për një kohë të gjatë, probleme tek Tottenham

Harry Kane ka pësuar ka pësuar dëmtime në ligamentin e këmbës së majtë në ndeshjen e së dielës me Man United.

Tottenham njoftoi të martën në mbrëmje lëndimin e Kane, dhe pretendojnë se do të kthehet në fillim të marsit.

Dëmtimi ështe një lajm shumë I keq si për sulmuesin ashtu edhe Tottenham, të afërmit e Kane thonë se ai është I vendosur të kthehet për në finalen e Kupës, sigurisht nëse klubi arrin deri atje.

Kjo gjë që I ka ndodhur sulmuesit Kane është më tepër sesa thjesht një dëmtim I kyçit të këmbës. Ky dëmtim ngre shumë pikëpyetje rreth ekipit tani. Kohë te vështira po vijne për Spurs tani, duke pasur parasysh pjesën  e mbetur të sezonit.

Spurs shpresojne shumë tek Kane dhe rikuperimi I tij, duke pasur parasysh dhe duke kujtuar lëndimin e tij më parë kur nuk duhej të kthehej për tetë ndeshje por si përfundim u kthye në gjysmen e kohes.

Kjo skuadër është shtyrë shumë fizikisht, dhe është çuar deri në limite, prandaj është e rëndësishme të theksohet se I duhen përforcime, sidomos me gjithë këto mungesa në mesfushë dhe në sulm.

Vetë Pochettino është shprehur “duhet të veprojmë ndryshe”. Kjo është një periudhë kohe e vështirë ku sipas asaj qe Pochettino ka thënë do t’iu duhet të shpenzojnë para. Ndryshe, si pasojë e mungesës së investimeve mund të rrezikohet edhe e ardhmja e menaxherit në Tottenham, për të cilin Manchester United ka shprehur interes të theksuar.

Stafi I Tottenham nuk duken shumë pozitiv në të bërit biznes tani, por është momenti që kanë nevojë për një mesfushor dhe padyshim një sulmues, sado afatshkurtër të jetë marrëveshja.

Një problem tjetër tani është se mundësitë në dispozicion janë aq të kufizuara sa skuadra e tyre tani.

Biseda për një marrëveshje të përkohshme me Gonzalo Higuain të Milanit është krejtësisht e çuditshme sidomos merren parasysh pagat e tij dhe faktin që Chelsea është i interesuar.

Gjithashtu, një mundësi tjetër është dhe Jarrod Boëen të Hull City, marrëveshja me të cilin mund të arrihet shpejt, sidomos nëse ka fonde nga shitja Mousa Dembele.

Për sa I përket pjesës së menaxherit, në Tottenham janë të shumtë ata të cilët e shikojnë thjesht si një ndër pengesat e një sezoni testi, në të cilin Pochettino I ka kaluar të gjitha me sukses.

Kjo gjë nuk duhet harruar.

Duke pasur parasysh problemet e stadiumit, mungesën e nënshkrimeve dhe lëndimet, Spurs logjikisht nuk duhet të ishte në vendin e tretë tani dhe me pikë kaq pranë dy ekipeve në krye, këto të fundit në nje formë si kurrë më parë.

Prandaj me drejtë, Spurs mund të kenë besim se Pochettino do të arrijë ta menaxhojë këtë në të njëjtën mënyrë siç ai ka menaxhuar gjithçka tjetër. Ai ka mjaftueshëm besim në vetvete për të arritur këtë.


TË NGJASHME