HomeTeknologji

“Hartë e personalizuar”, opsioni më i ri nga Google Earth

Google Earth prezantoi “mjetet e krijimit”, të cilat u lejojnë përdoruesve të personalizojnë hartën e tyre. Përdoruesit mund të shënojnë disa vende në të gjithë globin, dhe Google Earth do t’i paraqesë ato si një histori gjithëpërfshirëse duke u ‘hedhur’ nga një vend në tjetrin.

Përdoruesit mund të vendosin në çdo vendndodhje tekstin, imazhet dhe videot që dëshirojnë, ose të vizatojnë viza dhe forma në harta për të treguar rrugët dhe për të nxjerrë në pah zona të caktuara. Përdoruesit mund të shpërndajnë hartat e krijuara me të tjerët, falë bashkëpunimit me Google Drive.

Opsioni i ri i Google Earth ju lejon të personalizoni hartën tuaj

Google po krijon mjete me anë të Voyager, i cili është një program që kompania e lançoi para më shumë se dy vitesh për shkencëtarët, përdoruesit profesionistë, por që në fakt të gjithë mund të kenë akses.

“Për gati 15 vite, njerëzit i janë drejtuar Google Earth për një pamje të plotë të planetit tonë,” tha Gopal Shah, menaxher i produkteve të Google Earth në një konferencë për shtyp. “Sot, ne po hedhim hapin e rëndësishëm të rradhës: duke u dhënë përdoruesve fuqinë e krijimit të hartave të personalizuara.”

Mjetet e reja të krijimit janë tashmë të disponueshme për t’u përdorur në website-in Google Earth, dhe në telefon ose tablet në platformën iOS dhe Android të Google.

Sigurisht, Google shpreson që kjo teknologji do të ndihmojë që të vlerësojmë prejardhjen tonë, të rrisim vetëdijen për vendet për të cilat na interesojnë dhe të rindërtojnë kujtimet e përjetuara në atdheun tonë. Por le të jemi të sinqertë, përdoruesit thjesht duan të bëjnë një hartë të momenteve të paharrueshme në vende të caktuara.


TË NGJASHME