HomePolitikë

Hasbi Kasa: Iu thaftë dora kush nuk më voton


Hasbi Kasa ka vendosur të kandidojë sërish, këtë herë për bashkinë e Këlcyrës. I njohur për shprehjen “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin për deputet.

“Jam alternativa dhe zgjidhja për tërë problemet e njerëzve”, shprehet ai për Fiks Fare, duke thënë se nuk është faji i atij që nuk fiton, por i atyre që nuk i japin votën.

Teksa premton legalizimin e hashashit dhe prostitucionin, Hasbi Kasa ka edhe një mallkim për ata që nuk do ta votojnë: Iu thaftë krahu e mendja, e mbetshin të ngrirë në jetën e tyre!


TË NGJASHME