HomeSociale

Hasbulla nuk është fëmijë?! Mjeku zbulon moshën dhe shpjegon gjendjen e rrallë gjenetike të tij

Fenomeni Hasbulla është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale, teksa të gjithë e kanë etiketuar si “mini Khabib”, referuar boskierit të njohur rus.

Qëndrimet e Hasbulla Magomedow janë epike, teksa shtati i tij i vogël dhe fytyra prej një fëmije ka bërë konfuz jo pak njerëz.

Pyetja që të gjithë e kanë bërë është: Sa vjeç është Hasbulla?

Realisht Hasbulla është 18 vjeç! Dhe po shumë njerëz kanë mbetur pa fjalë kur e kanë mësuar këtë.

Por pse Hasbulla duket si fëmijë? Një mjek ka shpjeguar gjendjen e rrallë gjenetike që e ka lënë Hasbulla të shkurtër dhe me fytyrë fëmije.

Sipas Dr. Karan Raj vuan nga mungesa e hormonit të rritjes, një çrregullim gjenetik që ndodh kur gjëndra e hipofizës së trurit (përgjegjëse për prodhimin e shumicës së hormoneve) nuk mund të prodhojë hormonin e rritjes.

Nëse mangësia e Hormonit të Rritjes diagnostikohet në fëmijëri, ajo mund të trajtohet me sukses me injeksione të Hormonit të Rritjes Njerëzore (HGH) për të nxitur zhvillimin gjatë pubertetit.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Lionel Messin, për të cilin Dr. Raj tha se ishte diagnostikuar me mungesë të Hormonit të Rritjes në moshën 10 vjeç dhe trajtimi i tij me HGH u pagua nga Barcelona kur ai u bashkua me akademinë e klubit disa vjet më vonë.

Burimi: UNILAD | GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME