HomePolitikë

Hashim Thaçi sot merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte, ku do të merret në pyetje si ish- drejtor politik i UÇK i akuzuar së bashku me disa ish- luftëtarë për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë- Serbi.

Thaçi ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale dhe ka premtuar se nëse do të vërtetohen nga Haga atëhere ai do të japë dorëheqjen si President i Kosovës.

Aktakuza u publikua disa javë më parë, gjë që bëri që Thaçi të anulonte angazhimin e tij për dialogun Kosovë- Serbi që po ndiqet tashmë vetë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa Hashim Thaçi intervistohet sot në Hagë, një emigrant kosovar ka vendosur flamurin e UÇK-së para Prokurorisë Speciale.

Mediat kosovare zbulojnë se ai është Valon Avdija nga Istogu i cili jeton në Belgjikë dhe e ka bërë këtë gjest për nder të ish- luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aqwe

K.S/GotaNews


TË NGJASHME