HomePolitikë

Hashim Thaçi takohet me Mogherinin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot Federica Mogherinin në Tiranë gjatë punimeve të samitit të Brdo-Brijunit, ku mësohet se i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjithashtu, për “Klan Kosova” Thaçi ka thënë se nuk do të pranojë kushtëzime në lidhje me taksën, liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në vijim, Thaçi kishte edhe një kritikë për Ilir Metën. Sipas presidentit kosovar, ai nuk duhej të kishte ftuar në Tiranë Milorad Dokik, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

“Është gabim i madh që Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takimin e Brdo-Brijonit anëtarin serb të presidencës boshnjake, Milorad Dokik”, mësohet të ketë thënë Thaçi.


TË NGJASHME