HomePolitikë

Hazizaj: Rama dhe Basha kanë bërë kompromis

Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora hodhi dyshime se kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë duke bërë kompromis dhe ‘lumi’ më parë do të marrë më të mirët.

Pjesë nga biseda në studio: 

Hazizaj: Unë dyshoj që Rama dhe Basha përtej jush, unë nuk e di, por edhe ju nuk e dini kanë ngritur një kompromis. Strëingjimi i kaheve o e shpërbën drejtësinë sic e shpërbeu,  e cila do të cojë edhe në shpërbërjen e politikës dhe kam frikë se do të marri lumi të parët, ata më të mirët. 

Duma: Nuk jam as kaq pesimiste, por nuk jam as aq ekstremiste sa të mos besoj asgjë që thua dhe të vendos në dyshim cdo gjë që thua. Aq me tepër e thënë nga një njeri që ka një analizë, ka një shtrim. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk jemi në politikë dhe nuk jemi perëndimor. Unë do të jem plotësisht dyshuese në qëndrimet e mija. 

Unë e kam parë si një figurië politike me një shpirt protagonizmi ku ai e ka shfaqur kudo që ka mundur. Ka dashur dikur të jetë pjesë e PD-së, por asnjëherë nuk ishte pjesë e PD-së. Kjo nuk e bën dot atë familje biologjike. PD ka ende shumë për të bërë për të formësuar linjën e vet ideologjike, për të qenë plotësisht e djathtë, por gjatë rrugëtimit të saj PD pati një sfidë shumë ë të madhe se PS

Nga ana tjetër, gazetari Sokol Shameti u shpreh se palët e kanë gjetur një zgjidhje por nuk po bien dakord për menaxhimin e dëmeve.

Sokol Shameti: Këto sjelljet me vendosmëri ekstreme me japin përshtypjen e mungesës së vendosmërisë. Nuk ekziston bindja absolute, mund të ekzistojë aktrimi i bindjes absolute. Bindja absolute te njeriu është inekzistente. Besoj se është gjetur një zgjidhje. Ka një udhërrëfyes. Çfarë ende nuk po kopsitet është menaxhimi i dëmeve me imazhin që ka secila nga palët


TË NGJASHME