HomeTeknologji

“Hear WHO”/ Aplikacioni më i ri dedikuar…

Aplikacionet po gjejnë përdorim gjithmonë e më të madh edhe në drejtim të shëndetit. Disa prej tyre janë bërë mjaft popullore së fundi e po përhapen me shpejtësi mes përdoruesve të telefonëve Android e iOS.

Kështu në Britani është vetë autoriteti shëndetësor NHS qw e rekomandon Brush DJ, i cili vendos muzikë ndërkohë që lahen dhëmbët duke treguar se sa kohë duhet saktësisht për këtë proces.

HearWHO është një aplikacion që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) dhe konsiderohet i dobishëm për personat që dëgjojnë muzikë me zë të lartë, ndërsa mund t`i vijë në ndihmë dhe të moshuarve për të parë nëse ata do të përfitonin nga pajisje te tilla si aparatet e dëgjimit. Në listë gjendet dhe një aplikacion që kujdeset për shëndetin mendor, Moodpath, i cili sinjalizon tre herë në ditë mbi gjendjen emocionale të personit.

Këtë e bën duke analizuar përgjigjet që merr nga pyetjet e bëra mbi mënyrën sesi ndihet përdoruesi, dhe synon të shohë nëse ka shenja depresioni. Google Fit, mat aktivitetin fizik;

Sipas OBSH-së, të gjithë duhet të bëjnë ushtrime, duke përfshirë këtu dhe ecjen e shpejtë, për të paktën 150 minuta në javë. Ada është aplikacioni shëndetësor që nisur nga shenja si kolla apo temperature dhe ethet, verifikon në internet simptomat dhe sinjalizon për sëmundje të mundshme, duke shërbyer kështu si një paralajmërues për shëndetin, edhe pse diagnostikimin e saktë padyshim duhet ta bëjë mjeku.


TË NGJASHME