HomeSociale

HEC-e në Mirditë, banorët dalin në protestë

Banorët që preken nga ndërtimi i HEC-ve në zonën e Mirditës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e tyre nga firmat fantazma siç i quajnë mirditorët.

Me mbishkrime të ndryshme: “Jo HEC-e në Mirditë!”, “Jo shkatërrimit të lumenjve dhe natyrës!”,  banorët u bashkuan në sheshin “Abat Doçi” në qendër të Rrëshenit për t’i thënë “Ndal shkatërrimit të Mirditës dhe pasurisë së saj!”.

Në protestë, morën pjesë banorë të Kurbneshit, Selitës, Fanit, Oroshit, Kaçinari, aty ku do të ndërtohen HEC-et.


TË NGJASHME