HomeShowbiz

Heidi Klum fejohet me të dashurin 16 vjet më të ri

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë, e cila pavarësisht se është 45 vjeç vazhdon të ketë një trup për tu admiruar. Nënë e katër fëmijëve dhe më dy divorce në jetën e saj,u fejua me kitaristin e “Tokio Hotel” Tom Kaulitz 29 vjec.

Në një lidhje prej disa kohësh, në prag të Krishtlindjeve dhe të vitit të ri Heidi Klum ka vënë unazën e fejesën në gisht.

Modelja 45 vjeçare ka plotë 16 vite diferencë në moshë me të fejuarin e saj, por kjo nuk i ka penguar pas nëntë muajsh lidhje të hapur të fejohen.

“Unë thashë Po” shkruan super modelja me origjinë gjermane në rrjetin e saj Instagram, ku shfaqet me të fejuarin dhe tregon unazën në gisht./balkanweb


TË NGJASHME