HomeShowbiz

Heidi Klum martohet me partnerin 17 vjet më të ri

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të martesës totalisht sekrete të çiftit.

Dyshja janë martuar 2 muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë konfidenciale diku në Kaliforni. Historia e dashurisë së çiftit ka nisur që në muajt e parë të vitit 2018 dhe dalja e tyre e parë publike si çift ka qenë në eventin ‘amFAR Gala’ në po atë vit.

Përsa i përket martesës, asnjë nga përfaqësuesit e Heidit dhe Tomit nuk ka dashur të japë deklaratë. Kujtojmë se kjo është martesa e tretë e modeles, por të dy duken më të lumtur se kurrë.


TË NGJASHME