HomeSociale

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, rrezik për udhëtarët

Në fshatin Bubq të Krujës në vendin ku hekurudha Vorë-Hani i Hotit pret rrugën nacionale që shkon në Ishëm e në gjirin e Lalëzit, hekurudha është kthyer në një vend grumbullim mbeturinash inerte dhe dherash të cilat janë bërë mal dhe pothuajse ngjitur me shinat e trenit.

Sipas banorëve, të paktën deri më sot një gjë e tillë nuk ishte parë në këtë hekurudhë… Persona të ndryshëm që kanë shembur objekte për të ndërtuar të reja, e kanë gjetur për kollaj që mbeturinat e inertet e nxjerra nga ndërtimet t’i hedhin mbi trasenë e hekurudhës duke shkaktuar kështu jo vetëm ndotje të ambientit por edhe një rrezik serioz për trenat e kësaj linje.

Është për t’u habitur se si tolerohet një veprim i tillë nga ana e drejtuesve të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit ndërkohë që linja është e kompletuar me roje, brigadierë, përgjegjës e deri te drejtori. Deri tani vetëm heshtje e asgjë tjetër dhe gjendja vazhdon të përkeqësohet.


TË NGJASHME