HomeSociale

Helmimi i 12 nxënësve/ Policia shoqëron pronarët e biznesit

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku sipas saj, në spital janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër”, tha policia.

NJOFTIMI

Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.

Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Helmohen 19 nxënës të shkollës së Postribës, dyshimet e para. Flet mjeku i Urgjencës

SENAD NIKSHIQI/ Të paktën 19 nxënës të shkollës së Postribës, pjesë e bashkisë Shkodër janë helmuar një ditë më parë. Shkak i helmimit mendohet të jetë një kioskë fast foodi aty afër ndërsa nuk përjastohet edhe uji i pijshëm në shkollë. Pasi kanë shkuar në shtëpi fëmijët kanë ndjerë shqetësime dhe i janë drejtuar urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe më pas repartit infektiv duke marrë mjekim. Mjeku i urgjencës në spitalin e Shkodrës Astrit Lahi tregon se deri mbrëmë janë paraqitur 15 raste por sipas burimeve ku numër është rritur në orët në vijim. Mjeku Lahi tregon se arsyeja e ardhjes së këtyre nxënësve nga Postriba është pikërisht helmimi….

Simptomat e nxënësve që kanë shkuar në spital janë temperature e lartë, të vjellat dhe disa shqetësime të tjera që vijnë pikërisht nga helmimi. Mjeku Lahi shprehet se rastet e helmimit në spitalin e Shkodrës kohët e fundit kanë ardhur duke u rritur dhe kjo vjen si shkak i pasigurisë në ushqime por sipas tij edhe mungesës së higjenës…

Pas paraqitjes së të paktën 19 rasteve me helmim nga e njëta zonë, Postriba në spitalin e Shkodrës kanë mbërritur një sërë strukturash si efektiv të policisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe prokuroria për të hetuar mbi këtë rast ndërsa pritt që të ketë konkluzione konkrete rreth këtij helmimi dhe duhen parë se cilat do të jenë masat që do të ndërmerren.


TË NGJASHME