Lajme Politikë Rajon

Helmimi nga zarfet, reagon kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, duke komentuar rastin e ndërprerjes së numërimit të votave nga Serbia pas rastit me zarfet që shkaktuan alergji, ka thënë se kjo është “përpjekje që serbët e tyre t’i fusin në qeverinë e re të Prishtinës”.

“Kam frikë se nuk i intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin ushtrinë e Kosovës direkt e shkelën Kushtetutën e tyre”, tha ajo për Tv Pink.

Nëntë persona, të gjitha këto femra, dy prej tyre shtatzënë, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar. Gjendja shëndetësore e të gjitha femrave sipas mjekëve të QKUK-së, raportohet të jetë e qëndrueshme.

Megjithatë, mjekët ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë reaksioni alergjik bëhet fjalë. E ndërkohë, rasti sipas zyrtarëve të QNR-së ndodhi në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Për këtë rast gjatë ditës së djeshme ka folur edhe Besnik Buzhala nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Kryeministrja e Serbise teksa ka dhënë detaje nga takimi i saj me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, Bërnabiç pohoi se ka pak shpresa për vijimin e dialogut me Kosovën.

“Nuk kam pritje për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, por kam shpresë për vazhdimin e dialogut. Kjo do të ishte e mirë edhe për serbët edhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi ajo. Bërnabiç tha se i kishte përcjellë mesazhin Grenellit se Beogradi asnjëherë nuk kishte hyrë në luftë tregtare me Prishtinën.

“Ajo për çka pajtohem në përgjithësi është se nëse gjendja ekonomike është më e mirë, nëse ekziston shkëmbimi dhe tregtia e lirë e mallrave, njerëzit jetojnë më mirë, kanë vende të punës, rroga më të mira, po ashtu zbuten tensionet politike dhe është hapësira më e madhe për kompromis. Edhe ne mundohemi ta bëjmë këtë”, theksoi Bërbabiç.

Related posts

Protestuesit largohen nga Drejtoria e Policisë së Tiranës

Klaudia gotanews

Këshilla praktike për udhëtimet me makinë në dëborë

Mila

BE-ja do t’i pranojë 65 imigrantët afrikanë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!