HomePolitikë

Heqja e bonusit cash për bebet, Ina Zhupa: Shporta e bashkisë me 10 mijë lekë më pak

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka dalë në një deklaratë përpara maternitetit “Koço Gliozheni”, nga ku ka akuzuar bashkinë e Tiranës se po u heq bebeve të porsalindura dhe nënave të reja bonusin prej 50 mijë lekësh të vjetra, për ta zëvendësuar me një shportë me produkte me më pak vlerë.

Zhupa, e cila është vetë një nënë e re, tregoi para kamerave dokumentet e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës që hoqi fondin për bebet dhe hapi një tender për të dhuruar produkte me vlerë më të ulët.

Sipas Zhupës, duke bërë një përpjestim të shumës së vendosur prej 363 milion lekësh për blerjen e 9 mijë shportave, secila prej tyre mban vlerën prej 40 mijë lekësh të vjetra. Pra 10 mijë lekë të vjetra më pak.

Por përsëri, sipas Zhupës, produktet e vendosura në shportë edhe nëse blihen me çmimin më të shtrenjtë në treg nuk shkojnë më shumë se 32 mijë lekë të vjetra.


TË NGJASHME