HomeShowbiz

“Herën e fundit ka qarë kur… ” Fation Kuqari zbulon sekretin e Atdhe Xharavinës: Dashurohet shumë shpejt

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen 2” Atdhe Xharavina dhe Fation Kuqari kanë krijuar një lidhje të ngushtë miqësore pas mbarimit të formatit ndonëse në nisje ata nuk patën raporte të mira. Përkundrazi u përplasën disa herë.

Por si arritën të linin pas keqkuptimet dhe të bëhen miq? Dyshja ishte sot në një intervistë në ‘Ftesë në 5’ ku folën rreth detajeve të shoqërisë së tyre.

“Atdheu sa erdhi dhe donte pak vëmendje dhe u kap me luanin, me mua. Mua më keqkuptonin nga ekrani dhe më ka ndodhur thuajse me të gjithë çunat që erdhën pas meje në emision. Që në fillim donin të kapeshin me mua dhe nuk e di pse.”- tha Fationi rreth debateve të tyre në ‘Për’puthen’ teksa Atdheu shtoi: “Kapesha me Fationin sepse ishte personazhi më i fortë dhe unë u kapa të rrënjët jo te degët. Por nuk e zgjata shumë se është njeri i mirë dhe kemi shumë të përbashkëta. Kështu është shumë shok i mirë por me gocat nuk e di”.

I pyetur më pas se si i ka Atdheu raportet me vajzat Fationi nuk u kursye aspak. Ai tha se Atdheu bie shpejt në dashuri me një vajzë edhe nëse thjesht ka folur me të. Më tej, shtoi se këtë e shpreh edhe në rrjetet sociale me dedikime, këngë apo foto.

“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë.”– u shpreh ai.

Mirëpo, deklarata e Fationit nuk duket të jetë edhe aq e rastësishme. Sepse të gjithë herët kur Atdheu ka bërë ‘romane’, statuse, etj në Instagram janë lidhur me Bora Zemanin. Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, pak javë më parë publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të Borës dhe Donaldit. Fillimisht ai publikoi një foto-emoji të tokës, i cili zakonisht përdoret për të përcjellë mesazhin se “bota është e rrumbullakët”, ndërsa më tej krahas disa fotove të tij ai shkruan: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Gjithçka nisi nga disa komplimenta nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë patur një lidhje. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj. Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse. Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

Në fundin e këtij sezoni të “Për’puthen” ishin rezervuar disa episode me ish-konkurrentët e tre sezoneve. Mirëpo, nuk kaloi pa vëmendje mungesa e Atdheut. Për këtë pati aludime se ka ndikur raporti i tij me Borën dhe gjërat që janë aluduar. Vetë Atdheu ka folur për këtë çështje në një intervistë për “Mirage” duke thënë: “Nuk e di, e kam patur një telefonatë prej produksionit dhe më thanë mos të më ngelet ‘hatri’ sepse e dinë atë arsyen pse nuk po të ftojmë. Por as unë nuk do shkoja pas gjithë atyre gjërave.”- u shpreh Atdheu .


TË NGJASHME