HomeSport

Heroi i derbit Icardi, dhuron një puthje të zjarrtë

Mauro Icardi, kapiteni zikaltër, rezultoi njeriu i ndeshjes së debrit një natë më parë, ku Interi triumfoi me golin e tij ndaj Milanit.

Entuziazmi ishte i madh pas takimit te të gjithë interistët, por ajo që ra më shumë në sy ishte Wanda Nara, bashkëshortja e lojtarit.

Bashkëshorti i saj, Mauro Icardi, i dhuroi kënaqësi pa fund me golin e realizuar me kokë në minutat shtesë. Bukuroshja argjentinase, në fakt, nuk i përmbajti lotët në momentin e golit.

Maurito, sapo kryesori vërshëlleu për fundin e sfidës, vrapoi të përqafonte pikërisht Wandan, duke i dhuruar një puthje të zjarrtë.


TË NGJASHME