HomeLajmi i Fundit

Hetimet pas tërmetit/ Shkon në 31 numri i të arrestuarve në Tiranë

Shkon në 31 numri i personave të arrestuar të akuzuar pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Tiranë.

Lajmin e bëri me dije sot drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Ajo tha se “duke marrë në konsideratë elementet teknikë, pas ekspertimeve janë identifikuar autorët që u bënë dhe shkak e pasojë për arrestimin e tyre, numri i të cilëve deri tani ka shkuar në 31”.

Imeraj tha se “të ndaluarit kanë pasur si detyrë të lëshojnë dokumentacionin ta marrin në dorëzim dhe të kryejnë veprimet përkatëse në dorëzimin e ndërtesave, të bëjnë kontroll për ato që kanë dhënë lejet e ndërtimit, është marrë hetimi i plotë i dokumentacionit në ndërtesat e shpallura të pabanueshme që të konkludojmë nëse personat e ngarkuar kanë qenë në përputhje me ligjin apo jo, shkeljet kanë cuar në arrestimet e bëra ditën e djeshme dhe që kualifikohen për shpërdorim detyre, gjatë analizimit të dokumentacionit është bërë e mundur të zbulohen elementë me të dhëna fiktive, është hetuar në drejtim të faktit nëse ndërtuesit apo kontraktorë kanë zbatuar detajet e projektit duke bërë të munduar që veprimet e tyre të sillnin apo jo pasojat dhe për këtë janë bërë edhe arrestimet.

Akuzat janë: Falsifikim dokumentesh, ndërtimin e paligjshëm dhe shpërdorimin e detyrës.
Po hetohen objektet që është konkluduar të pabanueshme që të nxjerrin para përgjegjësisë personat përgjegjës. Në këto zona kemi hetime të plotë dhe jemi në vijim të procesit për hetime të tjera që nuk përfshijnë Vorën, Kasharin e Farkën që janë dokumentuar deri tani, por ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë që janë konsideruar të pabanueshme”.

Elisabeta Imeraj-Prokuroria-Tiranes