HomePolitikë

Hetimi për gjyqtarët e Dajtit, reagon ish-kryeministri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që kërkoi pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve që anuluan dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, duke e quajtur vendimin e tyre kriminal dhe të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Në një mesazh nga rrjetet sociale, Berisha shkruan se 8 prokurorët e SPAK u zgjodhën në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, pasi u seleksionuan për tre vite me radhë bazuar në kritere politike.

Sipas tij, vendimi i tyre për gjyqtarët, është vrasja për së treti për dëshmorët e adheut duke e cilësuar një fillim kriminal nga një bandë antikushtetuese që për ligj dhe moral ka urdhërat e Ramës.


TË NGJASHME