HomeLajmi i Fundit

Hidhet nga kati i 8-të, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar. Një person është hedhur nga kati i 8 i banesës së tij, duke gjetur vdekjen në vend.

Policia ka njoftuar se “dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.