HomeSociale

Hidhet shorti, ja gjyqtarja që ka në dorë ‘fatin’ e Saimir Tahirit

Shorti përzgjedh Miliana Mucën si gjyqtare paraprake për të shqyrtuar dosjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas kësaj pritet të caktohet seanca ku do të vendoset dërgimi apo jo i çështjes në gjyq.

Ish-ministri akuzohet për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.


TË NGJASHME