HomeLifestyle

Hidratuesi më i mirë për fytyrën me përbërës natyral

Janë disa faktorë si: zgjimi herët në mëngjes,rutina e përditshme apo dhe netë të gjata pa gjumë bëjnë që fytyra juaj të duket e lodhur.

Ne ju tregojmë një maskë me limon dhe patate. Provoni sonte përpara se të flini dhe nesër do të zgjoheni me një fytyrë të freskët.

Kjo maskë ka vetëm dy përbërës: 1 kokërr patate dhe një kokërr limoni.

Filloni duke futur në mikser pataten e qëruar, hidheni në një tas dhe aty shtoni gradualisht lëngun e limonit.

Përzierjen që krijuat më sipër përhapeni me kujdes në fytyrë duke bërë një masazh të lehtë dhe lëreni për rreth 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë dhe flini rehat. Kombinimi i patates me limonin do të minimizojë poret dhe gjithashtu do të zhdukë rrathët e zinj poshtë syve.


TË NGJASHME