HomeSport

Hije skandali mbi “FIFA The Best”, vota të manipuluara për fitoren e Messi

Para pak ditësh, Lionel Messi fitoi çmimin “FIFA The Best” edhe pse si favorit kryesor për fitimin e këtij çmimi, ishte mbrojtësi i Liverpool Virgil van Dijk. Mediat filluan të flasin për një komplot kundër CR7 i cili për herë të dytë radhazi shpërfilli këtë ceremoni të organizuar nga qeveria e futbollit botëror.

Pas zërave të shumë mediatik kanë filluar të reagojnë edhe vetë ata që votuan të cilët shprehin habi dhe akuzojnë teksa pas zbardhës së votave shohin që përzgjedhja e tyre është transformuar, një rast i tillë është edhe ai i kapitenit të Nikaraguas, Juan Barrera: “Nuk ka votuar për “FIFA The Best 2019”, çdo informacion mbi votën time është fals. Nuk ka votuar Messin, u habita kur pashë votën time. FIFA këmbëngul se më ka dërguar një link ku duhet të votoja, në realitet ai link nuk më erdhi kurrë, si rrjedhojë as nuk votova”, u shpreh kapiteni i Nikaraguas.

Edhe trajneri i Sudan, Zdravko Logarusic konfirmon me anë të një postimi në rrjetet sociale se vota e tij është transformuar. Me anë të një statusi tekniku kroat ka vendosur sipas radhës të preferuarit e tij: Salah, Mane dhe Mbappe. Në votat e publikuara nga FIFA duket se trajneri i Sudanit ka votuar për Messi, Van Dijk dhe Mane. Me i rëndë është edhe reagimi i Federatës Egjiptiane e cila i kërkon FIFA një shpjegim se ku ka përfunduar vota e tyre për Mo Salah, thjeshtë është zhdukur.


TË NGJASHME