HomeSport

“Hijet” e skandalit në shtëpinë e Barcelonës, flet për herë të parë Lionel Messi

Pas skandalit që shpërtheu në Spanjë, për klubin e Barcelonës, është futbollisti kryesor i ekipit Lionel Messi që ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë për herë të parë për këtë çështje. Në një intervistë ekskluzive për “El Mundo Deportivo”, Messi është shprehur:” E adhuroj këtë skuadër dhe vendin ku jetoj. Kjo është shtëpia ime. Më pëlqen rutina ime, si në aspektin profesional ashtu dhe në jetesë”.

Në lidhje me skandalin e publikuar nga “Cadena Ser”, argjentinasi ka thënë:“Mbeta pak i habitur. Isha në udhëtim, kur erdha mësova çfarë kishte ndodhur. Presidenti na tha të njëjtat gjëra që ka deklaruar në media. Mendoj se është e çuditshme të ketë ndodhur diçka e tillë, nuk ka logjik. Presidenti na ka thënë se ka prova, të shohim tani se çfarë do të ndodh. Nuk mund të them shumë gjëra, por më duhet e çuditshme”.

Në fund Messi ka zgjedhur ta mbylli intervistën me të njëjtën fjali si e hapi, duke u shprehur se i pëlqen jeta që po bën dhe koha që kalon me fëmijët dhe bashkëshorten e tij.


TË NGJASHME