HomeShowbiz

Hilary Duff sjell në jetë një vajzë

Hilary Duff dhe i dashuri Matthew Koma njoftuan se janë bërë prindër për herë të dytë.

Ylli 31-vjeçar zbuloi lajmin duke treguar përmes rrjeteve sociale se është bërë nënë e një vajze që e pagëzoi me emrin Banks Violet Bair.

“Kjo na ka vjedhur plotësisht zemrat tona! Ajo u bashkua me botën tonë në shtëpi të enjten pasdite dhe është magji absolute”.

Gjithashtu edhe Koma iu drejtua fansave duke thënë se “Banks Violet Bair. 10.25.18. Ne mirëpritëm një vajzë të bukur, motër të vogël, dhe mikun më të mirë për jetën”.

Theksojmë se këngëtarja është nënë e një djali të quajtur gjashtëvjeçar, Luca, të cilin e ka nga lidhja me Mike Comrien.

Duff pritet që gjatë vitit të ardhshëm të sjell projekte të reja muzikore si dhe të mbajë disa koncerte.


TË NGJASHME