HomeSociale

Hiqe atë telefon nga dora. Jeta është shumë e shkurtër për t’i lënë vetëm ata që do!

Jemi në një kohë kur pushimet vijnë më parë në Instagram e Facebook sesa në realitet. Kanë humbur disi ato takimet me familjarët, njerëzit janë shpërndarë, por edhe ata që rrinë më familjarët, në fakt rrinë me telefonin në dorë.

Postimi i fotove në Instagram nga vende të largëta i bën njerëzit të ndjejnë mungesën e njëri tjetrit. Është ironike kur mendon se edhe shoqëria sot është më pak e lidhur se kurrë më parë.

Më këtë sfond të zymtë ku të gjithë jemi prekur, kompania Leo Burnett Madrit duke treguar një rast me një klient të vetmuar, lançoi një faqe ku u tregon njerëzve se sa e shkurtër është jeta, për të mos i kaluar ditët me të afërmit .

Në këtë faqe postohen shpesh video me titull: Tenemos que Vernos Mas, në gjuhën spanjolle, që do të thotë: Duhet të shihemi më shpesh me njëri tjetrin. Kjo faqe është një reminder për të gjithë se njerëzit kanë nevojë për njëri tjetrin, kanë nevojë për dashuri dhe jo për vetmi, se një foto në Instagram nuk e bën atë që  sheh me të mirë, përkundrazi ndihet më shumë dhimbje kur mendon se nuk e ke pranë. Për Leo Burnett, është një realitet i hidhur i botës së sotme.

Rafael Santandreu, një psikolog që bashkëpunon me këtë projekt thotë: Thonë shpesh se njerëzit e dashur apo familjarët janë përparësia në jetën e tyre, por mënyra se si i kalojnë ditët nuk e tregon këtë gjë. Ka lidhje me funksionin e trurit.

Ne jemi të programuar për të mos menduar se sa kohë na ka mbetur, por kemi aftësinë të mendojnë se jeta është e shkurtër dhe nuk mund të kalohet me telefon në dorë, por me gjëra që na bëjnë vërtetë të lumtur. Idetë më të mira në ditët e sotme janë ato që na mundësojnë të ndryshojmë sjelljen, ndoshta edhe mënyrën se si jetojmë. Nëse ne arrijmë ti bëjmë njerëzit të mendojnë e të vlerësojnë ato që kanë pranë, misioni ynë do jetë i përmbushur”.  Videoja e fundit kapi 12 milion views./ tiranapost


TË NGJASHME