HomeKulturë

Historia e 7 Marsit

7 marsi, i njohur ndryshe si dita e mësuesve, është caktuar nga themelimi i shkollës së parë shqipe në 7 mars të vitit 1887 në Korçë. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Deri në atë moment, mësimi i gjuhës bëhej në mënyrë të fshehtë në shtëpi duke qënë se administrata osmane pushtuese e kishte shpallur të paligjshme.

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqipëtare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 20 vjet dhe drejtuesit e saj në vijim ishin disa nga figurat më të rëndësishme të rilindjes shqipëtare si Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, Nuçi Naçi. Pas një viti në 1888, autoritetet osmane lejuan frekuentimin e shkollës vetëm për shqiptarët e krishterë, por populli nuk e zbatoi urdhërin duke regjistuar dhe 60 muslimanë.

Në qershor të vitit 1973, godina e shkollës së parë shqipe u shpall monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Godina është dy katëshe, me një lartësi rreth 7 metra. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy dhoma, kurse kati i dytë ka katër dhoma. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla.

Në botë dita kombëtare e mësuesve është e ndryshme për çdo shtet edhe pse disa shtete festojnë Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit (World Teachers’ Day) e cila është caktuar nga UNESCO më 5 tetor, që në vitin 1994. Kjo festë synon të rrisë në vlerësimin dhe përmirësimin e arsimtarëve të botës. të sigurojë një mundësi për të marrë në konsideratë çështje që lidhen me mësuesit dhe mësimdhënien


TË NGJASHME