HomeSport

Historia e errët: Pse Kobe Bryant quhej Mamba e Zezë

Pseudonimi i legjendës së ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant – i cili humbi jetën së bashku me të bijën 13-vjeçare dhe 7 të pranishmit të tjerë në helikopterin e tij privat – ishte Black Mamba (Mamba e Zezë).

Gjatë karrierës, legjenda e Los Angeles Lakers pati disa pseudonime, si Ocho, Kobe Wan Kenobi, Mr.81, KB-24, Kob-Me, Izzo, Neo etj., por Black Mamba ishte nofka që e identifikonte më së shumti.

Shën.red. Mamba e zezë është gjarpri i dytë më helmues në botë, pas kobrës.

Historia e errët: Pse Kobe Bryant quhej Mamba e Zezë

Mamba e Zezë, që më së shumti përdorej thjesht si Mamba, nuk ishte një pseudonim i thjeshtë. Mamba e Zezë ishte një alterego që Kobe e krijoi për t’u përballur me një periudhë të errët të jetës së tij, aty rreth viteve 2003-2004.

“Unë u shndërrova në një vit nga një person që ishte në krye në lojës dhe kishte gjithçka, në një njeri që s’ja kishte idenë se çfarë duhej të bënte me jetën e tij,” u shpreh ai në dokumentarin e tij “Muse” (2015).

Në vitin 2003, Bryant u arrestua pasi u akuzua për sulm seksual nga një punonjëse 19-vjeçare e një hoteli. Sipas investigimeve, Bryant kishte qenë i pranishëm në The Lodge and Spa at Cordillera në Eagle County, Colorado. 19-vjeçarja deklaroi se Kobe e përdhunoi atë në dhomën e hotelit.

Bryant pranoi marrëdhënien seksuale – e cila ishte njëkohësisht edhe tradhti për shkak se ai ishte i martuar që prej vitit 2001 me Vanessa-n – por mohoi sulmin seksual.

Sidoqoftë, në shtator të 2004-s, çështja u rrëzua nga prokurorët për shkak se akuzuesja nuk pranoi të dëshmonte në gjyq. Më pas, Bryant kërkoi falje duke thënë:

“Megjithëse besoj se takimi mes nesh ishte me pëlqimin e të dyja palëve, më vjen keq që ajo nuk e konsideron njësoj si unë.”

Historia e errët: Pse Kobe Bryant quhej Mamba e Zezë

Akuza sigurisht që dëmtoi reputacionin e tij: Perceptimi i publikut u trondit, kontratat me McDonald’s dhe Nutella u ndërprenë dhe shitjet e fanellës së tij ranë ndjeshëm.

Në dokumentarin “Muse”, Bryant nuk iu referua çështjes drejpërdrejt, por gjithsesi foli për momentin kur familja e tij ishte gati për t’u “copëtuar”.

“Unë dëgjoj gjithçka që thotë turma. Dëgjoja si tifozët e Boston Celtics brohorisnin ‘Kobe, ti ta shpif’.”

Mamba e Zezë ishte një pseudonim që Bryant e krijoi në mënyrë që të përballonte gjithë presionin mediatik. Ai shpjegoi për Bussines Insider në 2015-n se “i duhej të organizonte gjërat”.

“M’u desh të veçohesha. Ndjeja se kishte kaq shumë gjëra që shfaqeshin menjëherë. Nuk dija ç’të bëja. Më duhej të organizoja gjërat. Kështu që krijova Mambën e Zezë.”

Bryant shpjegoi se “Kobe” kishte për detyre të merrej me sfidat e jetës personale, ndërsa Mamba e Zezë me biznesin dhe gjyqin.

Ai shtoi asokohe se “egërsia” në pseudonimin Mamba e Zezë nuk kishte të bënte me kundërshtarët në lojë, por me “betejën brenda vetes”.


TË NGJASHME