HomeLajme

Historia e verës franceze

Franca ka reputacionin e të qenurit shtëpia e verës së mirë. Në mënyrë krejt instiktive në fakt, kur flasim për një verë të mirë dhe cilësore, na vjen menjëherë në mendje Franca.

Ata që janë të fiksuar pas verës së mirë, shëtisin gjithë vendin për të gjetur vreshtat më të mirë, nga ku mund të  prodhohet dhe vera më e mirë.

Duke prodhuar 7 deri në 8 milion shishe vere çdo vit, Franca është një nga vendet që prodhon më shumë verë në botë.

Historia na ka tregur se, kur grekët dhe romakët panë vreshtat në Francë, ata vune re se Franca kishte kushtet e duhura për prodhimtarinë e verës.

Ashtu si ne shumë vende të tjera të Europës, në periudhën e Perandorisë Romake, vera u bë si një pjesë e ditës së tyre, si dhe pasi romakët ikën nga Franca, ata filluan tregëtimin e mallrave në të gjithë Europën.

Rreth shekullit të 5 të , kisha mori përsipër deryrën kryesore të administrimit të vreshtave dhe verës për Sakramentin e Shenjtë.

Të gjithë kemi dëgjuar për shampanjën e famshme, Don Perignon, e cila e ka marë emrin nga një murg francez.Gjatë kësaj periudhe mbretërit dhe aristokratët, zotëronin vreshta të shumtë dhe u bënë pronarë të tyre. Në një farë mënyre, vera u kthye në një gjë kulturore në Francë, dhe ende vazhdon të mbetet e tillë. Sot, e ardhmja po shkon drejt blerjeve online dhe vera nuk bën një përjashtim. Tashmë shqiptarët kanë një platformë online ku mund të porosisin verërat më të mira franceze, italiane dhe shqiptare në treg. Te kantinal.com do gjeni gjithçka, vere e kuqe merlot, kabernet, vere e bardhe trebiano, vere rose rosato.

“Vera është një nga gjërat më të civilizuara ne botë, dhe një nga gjërat më natyrale të botës, duke sjellë përsosmërinë në mënyrën më të bukur, e cila na ofron një gamë, për të pasur më shumë kënaqësi dhe vlerësim, sesa çdo gjë tjetër thjesht sensuale”,  ka thënë Ernest Hemingway.

Gjatë shekullit të 19- të, industria e verës u vu përballë një problemi shumë të madh, pasi një insekt që kishte ardhur nga Amerika e Veriut i quajtur Phylloxera, kishte dëmtuar vreshtat e tyre.

Problemi u kapërcye me në fund, kur një vreshtar francez, Leo Lalliman, e gjeti zgjidhjen për këtë gjë.

Vreshtat e Bordeaux, Champagne dhe Burgundy u rikuperuan shpejtë, kështu që ekonomia franceze u stabilizua sërish.

Në ditët e sotme, thuajse çdo rajon në Francë prodhon verë, me përjashtim të disa rajoneve veriore. Alsace, Beaujolais, Bordeaux,Burgundy, Champagne, Loire Valley, dhe Valley Rhone janë ndër zonat kryesore.

Në 1855 Napoleoni i lll, sugjeroi zhvillimin e një sistemi klasifikimi për të identifikuar verërat më të mira të Bordeaux.

Gjatë viteve 1930, d’Aorigine controlle AOC, u prezantua në Francë.Bazuar në idenë se vera dhe ushqimi që vijne nga një rajon i caktuar duhet të përcaktohen dhe si të tilla, karakterisikat dalluese të prodhimeve të çdo rajoni duhet të jenë të mbrojtura dhe mjaft cilësore,për të karakterizuar rajonin e ardhjes së tyre. Për shembull, shampanja mund të quhet vetëm shampanjë, nëse rritet në rajonin e shampanjës. Rregullat e rrepta rregullojnë klasifikimin e verës edhe sot e kësaj dite.

 

M.D/GotaNews


TË NGJASHME