HomeLajmi i Fundit

Historia rrënqethëse e kosovares: Isha 13 vjeç kur u mbijetova 16 plumbave të Serbëve

Saranda Bogujevci është vajza nga Kosova, e cila në organizime të ndryshme nuk ka hezituar të rrëfejë historinë e saj, përgjatë Luftës së Kosovës. Ajo me dhimbje të madhe tregon për masakrën që ka bërë ushtria serbe mbi të, familjen e saj dhe mbi gjithë popullatën e Kosovës.

Ajo tregon se si është rritur e vetme, pasi humbi 14 anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë dy vëllezërit dhe nënën Pjesa më e dhimbshme përveç humbjes së njerëzve më të dashur ishte se si ajo i kishte mbijetuar 16 plumbave të cilat i ishin dhënë mizorisht nga serbët.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës, me ndihmën e forcave të NATO-s, Saranda dhe kushërinjtë e saj u dërguan në Britani, në qytetin e Mançesterit. Atje ajo u operua dhe iu nënshtrua një mjekimi intensiv deri sa u shërua. Më pas iu dha mundësia që të vazhdonte stduimet dhe pas kësaj, në vitin 2014 ajo u kthye sërish në atdhe.

Saranda në moshën 18 vjeçare, sëbashku me dy kushërinjtë e saj, do të ishin viktimat e para etnike, të cilët do të dëshmonin përpara një gjykate serbe, për mizoritë dhe torturat e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç .

Vajza e humbi familjen e saj, vetëm katër ditë pas fillimit të luftës dhe sulmeve ajrore të NATO-s, nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’ në datën 28 mars 1999. Mes të vrarëve ishte edhe një fëmijë i vogël, vetëm dy vjeç.

Në vitin 2013 Saranda shkoi në Serbi ku edhe dëshmoi për vrasjet e familjarëve të saj, ku për këtë u dënuan 5 burra.

Më tej ajo hapi një ekspozitë me pamje, të cilat demostronin vrasjet e familjarëve të saj. Ekspozita u titullua “Bogujevci” dhe përmbante pamje vizuale historike, si dhe homazhe për të gjitha viktimat e luftës. Ekspozita u hap me 18 dhjetor, në Beograd, në Galerinë “Podroom”, në Qendrën Kulturore të qytetit.

Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.