HomeRajon

Historike/ 3 kryeministra shqiptarë në Ballkanin Përendimor! Abazoviç zgjidhet në Malin e Zi

Është historike ajo që kanë prodhuar zgjedhjet në Malin e Zi, ku shqiptari Dritan Zbazoviç është zgjedhur Kryeministri i vendit në seancën e 28 prillit në Cetinje.

Shumica parlamentare votoi për qeverinë e pakicës së Abazoviç, duke i dhënë kështu fund mandatit teknik tremujoj të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, i cili u votua në mosbesim në 4 shkurtin e këtij viti.

Për zgjedhjen e Dritan Abazoviç si Kryeministër votuan 45 deputetë nga 81 që janë gjithsej në Kuvendin e Malit të Zi.

Kundër Abazoviç ishin deputetët e Frontit Demokratik Pro-Serb dhe Demokratët, të cilët nuk morën pjesë në seancën e djeshme.

Abazoviç ka thënë se qëllimi i qeverisë së tij është zhbllokimi i procesit të integrimit europian në Malin e Zi dhe zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Gjyqësor.

Kështu nga 7 vendet e Ballkanit Përendimor, në 3 prej tyre janë kryeministra shqiptarë, Kosovë Albin Kurti, Shqipëri Edi Rama dhe Mali i Zi Dritan Abazoviç.

Ndërkohë nga katër vendet e tjera, Kroaci, Serbi, Bonjë dhe Herzegovinë e Maqedoni e Veriut, kjo e fundit mund të ketë në të ardhmen një kryeministër shqiptar sipas marrëveshjes së kualicionit aktual.


TË NGJASHME