HomeShowbiz

Hit i ri nga Rita Ora

Rita Ora nuk ndalet së nxjerri hite te reja.

Këngëtarja bukuroshe shqiptare këtë herë do të bashkëpunojë me grupin Rudimental, me këngën “Summer love”. Kënga pritet të jetë pjesë e albumit më të ri “Toast to our differences”.

Lajmin e ka bërë me dije përmes Instagram, shprehet se është shumë e lumtur dhe mezi pret të lançohet videoja e këngës më të re.“Jam e entuziazmuar me rastin e ndarjes së këtij njoftimi për arritjen e bashkëpunimit me Rudimental. Mezi po pres të publikohet kënga ‘Summer Love’ e albumit “Toast to our differences”, ështe shprehur Rita.

Rudimental është një bandë e njohur në Angli e përbërë nga 4 anëtarë. Ndryshe, 27-vjeçarja me këngën ‘Let You Love Me’ është e para në javën e tretë radhazi në top-listën më të madhe britanike, Big Top 40”.


TË NGJASHME